Ishte duke montuar pajisjet, rrëzohet nga lartësia 57-vjeçari në Vlorë, niset drejt Traumës
- 13 November, 2023
Një 57-vjeçar është nisur drejt Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Vlorë. 57-vjeçari në momentin kur ka rënë ishte duke montuar pajisje në një subjekt privat.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ