Ishte akomoduar në një bujtinë, francezi gjendet pa shenja jete në Skrapar
Një shtetas francez i moshës 49 vjeç është gjetur pa shenja jete në një bujtinë në fshatin Gjerbës, Skrapar.
Francezi ishte akomoduar prej disa ditësh në këtë bujtinë .
Ndërkohë nga informacionet paraprake bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune,
Skrapar/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.