Ish-ministri Ilir Beqaj i shtruar me urgjencë në QSUT, vuan nga …

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar me urgjencë të shtunën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pas një përkeqësimi të menjëhershëm të gjendjes së tij shëndetësore.

Beqaj paraqitet me një infeksion të rëndë në lëkurë. Gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e paqëndrueshme dhe nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore.

Ilir Beqaj ndodhej prej më shumë se një viti në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të hetimeve për çështjen “SASPAC”, që lidhet me abuzimin me fondet dhe donacionet e huaja në sektorin e shëndetësisë. Ai po gjykohet gjithashtu në një proces të veçantë penal me procedurë të zakonshme për çështjen e sterilizimit, një tjetër skandal që ka përfshirë figurat drejtuese të dikurshme të ministrisë.