Inceneratori i Elbasanit/ SPAK jep pretencën: 57 vite burg për të përfshirët në aferë

SPAK ka dhënë sot pretencën për ish-zyrtarët dhe biznesmenët e përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës. Konkretisht, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Ndërkohë për ish-vartësin e tij, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.

Ish-ministri Lefter Koka, asokohe ministër i Mjedisit, akuzohet se ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro.

 

 

KËRKSA E SPAK
Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4-

Pëllum Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8