Importoi 6 ton kokainë nga Holanda në Milano, u arrestua pas 10 vitesh arrati në Laç. Kush është Edmond Dodaj, ish-anëtar i Forcave Speciale
Importin e kokainës nga Holanda, Dodaj e kishte bërë nëpërmjet bandës së tij nga portit i Roterdamit, ku sipas analizës së medias italiane Corriere Della Sera, kriminelët shqiptare mund edhe të kenë korruptuar punëtorët, që të shmangin kontrollet mbi kontejnerët nga Amerika e Jugut.
42 vjeçari, i cili prej 10 vitesh ishte në kërkim, u arrestua në qytetin e Laçit me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ndaj tij gjykata e Milanos kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Mediat vendase, janë të interesuar, se a do të flasë ndonjëherë Dodaj kur të gjykohet në Itali? A do të bashkëpunojë ai për të zbuluar rrjetin e bashkëpunëtorëve, të kundërshtarëve për t’i varrosur, apo të mbrojtësve që sipas Corriere, mund të jenë zyrtarë të lartë ose politikanë.