Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Edmond Arapin, personi që porosity shpërthimin me tritol pranë një fasoenerie në zonën e Freskut në Tiranë. Ndërkohë arrest në shtëpi është evndosur për 16 vjeçarin Arnold Vatocin, të miturin që vendosi lëndën plasëse me porosi të Arapit. Burime nga salla ku zhvillohej seanca konfirmopjnë se 46-vjeçari ka mohuar akuzat dhe përfshirjen në ngjarje.
“Nuk e kam njohur as takuar kurrë biznesmenin Italian. Nuk kam asnjë konflikt me të. Unë punoj prej disa kohësh në një gurore në Himarë. Qëndroj një pjesë të kohës atje për të siguruar të ardhura për familjen. As djalin (Arnold Vatocin) nuk e njoh as se kam takuar ndonjëherë. S’jam i përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë Edmond Arapi.
Ndërkohë i mituri ka refuzuar të flasë dhe të japë dëshmi duke ia lënë avokatit të tij mbrojtjen. Burimet konfirmojnë se 16-vjeçari rezulton edhe më herët i përfshirë në veprime në konflikt me ligjin dhe i proceduar. Nderkohe qe ne polici ka deklaruar qe Arapi i ka thene te vendos tritolin ne biznisitn fason