I vunë flakën derës së banesës së një gruaje, kapen 2 autorët në Tiranë! Njëri prej tyre dyshohet se ….

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për vënien e flakës ndaj derës së banesës së shtetases E.Q në 12 dhjetor. Në pranga kanë rënë A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja sipas policisë, dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie.

Sipas hetimeve të kryera, rezulton se A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur  më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse ndaj lokalit në pronësi 40 vjeçarit Armand Xhaferraj.