I vihet eksploziv ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras

Një sasi lëndë shpërthyese i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të dyshuar si lëndë eksplozivi në këto godina në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi, të cilat i kishte kthyer në biznes.

Burime bëjnë me dije se ne nje bidon 10 kg te prere ishte vendosur nje kallëp tritoli me fitil. Por fitili është fikur. Dhe bidoni nuk ka shpërthyer. Pronari ka lajmeruar policinë pasi ka konstatuar bidon me kallëp tritoli. Policia ka marë në pyetje pronarin dhe banorë të zonës, të cilët janë shprehur se nuk kanë dijeni për ngjarjen dhe skan pasur as konflikte me askënd. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të parë dhe lëvizjet e në zonë.