Video/ “Nën kërcënimin e thikës”, ky është momenti kur grabitësi merr shumën e parave nga posta


Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën 5 maji.Një person i maskuar si korrier ka hyrë në një postë private.

Nën kërcënimin e thikës i ka marrë shumën prej afro 5 milionë lekësh të vjetra.

Gjithçka ndodh në vetëm 1 minut. Autori, i veshur si korrier, me skafandër në kokë, hyn në brendësi të postës private. Kërcënon me armë punëtorin. Më pas del dhe duke vrapuar ngjitet në motorr për tu larguar i qetë.

Menjëherë forcat policore kanë ngritur postblloqe dhe kanë kryer kontrolle në zonën ku ndodhi grabitja por ende nuk është e mundur kapja e  autorit edhe të dhënat mbi identitetin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.