I shoqëruar me dy policë/ Ja momenti kur ndërtuesi Fatmir Bektashi mbërrin duke qeshur në GJKKO

Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur në GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë lidhur me çështjen për privatizimin e kompleksit Partizani.

Ndaj tij janë vendosur masat “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Bektashi është filmaur duke u futur i qeshur në senacën gjyqësore.

Bektashi, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, është shoqëruar nga dy policë, avokatja dhe një familjar i tij brenda ambienteve të gjykatës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Kujtojmë se ndaj Bektashit u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës, e njëjta masë edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.