I preu fytin me një gotë të thyer një personi, policia Spanjolle arreston 40-vjeçarin shqiptar

Policia Spanjolle ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar   pasi gjatë një sherri në një lokal nate, i ka prerë fytin një personi me një gotë të thyer,  duke e lënë të plagosur rëndë.

Mediat spanjolle njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Castellón ku shqiptari ka sulmuar personin duke e lënë të gjakosur, ndërsa dëshmitarët janë tronditur nga pamjet e rënda.

Pas ngjarjes ai është larguar i mbuluar nga gjaku në duar e veshje, ndërsa pak kohë më vonë është arrestuar.