“I pranoj të gjitha, por nuk jam penduar”/ Gjykata lë në burg autorin e masakrës së 1 marsit

Gjykata e Tiranës lë në burg Dan Hutrën. Mbi të rëndojnë 5 vepra penale. Ai nuk ka shprehur pendesë as para trupës gjykuese.

“I pranoj të gjitha, por nuk jam i penduar. Edhe sikur të më jepnit 5 burgime të përjetshme, unë sërish do e bëja një gjë të tillë”- u shpreh ai në sallë.

Një tjetër deklaratë që ai ka bërë në gjykatë ishte: ‘I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm pasi ndodhin masakra të tilla’.
Këtu i referohet dënimit për dhunën në familje, që sipas tij ishte i pafajshëm.

Kjo është një këmbanë alarmi, pasi Hutra, edhe pse autor i veprave penale shumë të rënda, sërish gjen guximin të sfidojë drejtësinë.