I ofroi para policit për t’i shpëtuar gjobës, procedohet 50-vjeçari në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka zbuluar një tentativë për korruptimin e punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin administrativ dhe përgjegjësinë ligjore. Deri më tani, janë identifikuar 80 raste të tilla.

Në një nga kontrollet parandaluese, Policia ka ndaluar shtetasin I. D., 50 vjeç, i cili drejtonte motomjetin pa kaskë mbrojtëse dhe nën efektin e alkoolit. Për të shmangur ndëshkimin, ai i ka ofruar punonjësve një shumë parash.

Pas këtyre veprimeve, është nisur procedimi penal ndaj 50-vjeçarit dhe materialet janë dërguar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Policia Rrugore e Tiranës bën thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

 

 

 

 

 

 

 

Check Also

Celibashi: Kohë e pamjaftueshme për votën e emigrantëve/ PD, kundër votimit elektronik

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *