I mori para në këmbim të mosarrestimit/ Gjykata dënon me burg efektivin

Një efektiv policie është arrestuar me vendim të Gjykatës pasi akuzohet për korrupsion. Sokol Canameti është efektivi I policisë i cili ka marrë rryshfet për të lehtësuar akuzat ndaj një qytetari I cili po hetohej për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas një komunikate zyrtare nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore pas hetimeve ka rezultuar se efektivi Sokol Canameti ka marrë një shumë parash duke premtuar lehtesim akuzash per personin I cili ishte nen hetim. Nderkohe dhe ndaj dy qytetarëve të moshës 22 dhe 51-vjeç është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje, po për të njëjtat akuza ate të korrupsionit.