I kërkuar në Greqi për vrasje, kapet në kufirin gjerman 35-vjeçari shqiptar
Një shqiptar, i shumëkërkuar në Greqi për “vrasje me paramendim” është arrestuar nga policia gjermani në stacionin e tramit Weil am Rhein-Friedlingen, në tentativë për të kaluar nga Zvicra në Gjermani. Shtetasi shqiptar ka paraqitur një pasaportë të vlefshme shqiptare, por kishte tejkaluar qëndrimin e lejuar për qëllime turistike.
Kur u kontrolluan gjurmët e gishtërinjve, u gjet një alarm në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) me një mbiemër tjetër të këtij personi. 35-vjeçari kërkohej në Greqi për ekstradim, i dyshuar për vrasje me paramendim.
I kërkuari u arrestua nga policia federale dhe u dërgua në një institucion korrektues pas seancës për lirimin me kusht. Procedimi penal ka nisur për shkelje të ligjit të vendbanimit.