I hynë drejt e në shtëpi dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi, si u vra Gentjan Bejtja, dyshohet se ishin dy autorë
Detaje të reja janë bërë me dije nga ekzekutimi i Gentjan Bejtjas ditën e sotme në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.
Replikë mëson se ai është qëlluar me dy armë kallashnikovi, teksa ishte te magazina pranë banesës së tij.
Autorët dyshohet se kanë qenë dy dhe i kanë hyrë drejt e në banesë, ku ndodhej edhe bashkëshortja e Bejtjas.
Ndërkohë, fëmijët e viktimës nuk ishin në banesë, pasi që prej atentatit të korrikut të vitit 2023, i kishte larguar jashtë vendit.
Autorët fillimisht e kanë qëlluar kur Bejtja ishte në oborr dhe më pas ka tentuar të largohet në pjesën e pasme të shtëpisë afër një magazine dhe një sere, ku e kanë ekzekutuar duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë, një makinë e djegur që u përket autorëve është gjetur tek Ura e Gjolës.