Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi B. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Në një magazinë në lagjen nr. 14, pjesë e banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1830 produkte kozmetike (kremra dhe vajra për përdorim në plazh) të dyshuara të kontrabanduara, për shkak se nuk ishin të shoqëruara me faturat përkatëse doganore apo të origjinës.

Këto produkte që dyshohet se ishin magazinuar me qëllim tregtimin me pakicë, në dyqane të ndryshme, u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.