I dyshuari në tragjedinë e Koçanit: Ne nuk ndjehemi fajtorë, jemi heronj!

Një nga të dyshuarit për zjarrin në diskotekën e Koçanit u shpreh se nuk ndjehet fajtor, por herojpër shkak se shpëtuan 200 persona.

Ai shtoi se qëndroi deri në momentin e fundit në zjarr për të shpëtuar të gjithë fëmijët dhe i trajtonte ata si të tij. Ai theksoi se ka dy fëmijë të mitur.

Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toahkovski, njoftoi se janë të dyshuar 23 persona, 11 prej të cilëve janë në polici.

Toahkovski theksoi se do të vazhdojnë me veprime të tjera ligjore dhe se sistemi në Maqedoninë e Veriut është korruptuar në një masë të tillë që ka çuar në katastrofë, duke shtuar se do të ketë më shumë të arrestuar gjatë ditës.