I dyshuar për atentatin në Larushk/ Arrest me burg për Valter Bamin
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg . Valter Bami është arrestuar për armëmbajtje pa leje, dhe është i dyshuar për atentatin e ndodhur në Larushk rreth një javë më parë
Kujtojmë se në atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja, në Larushkë, mbeti i vrarë Ramazan Sino 28 vjeç dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të biznesmenit Bejtja.
Kur ndodhi ngjarja Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ka qenë në banesën e tij kur ka ndodhur krimi.