I dënuari për vrasje theu “Arrestin në shtëpi”, pezullohen katër punonjës të Policisë së Shtetit

Katër punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar, pasi kanë qenë në krye të detyrës gjatë kohës që një person theu dënimin “Arrest në shtëpi”.

Autoritetet morën vendimin për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, për punonjësit e policisë:

-Inspektorë B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës;

Inspektor S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.

Afrim Kila ishte në arrest shtëpiak, ndërsa në momentin që ka marrë vesh vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, për dënim me 16 vite burg, u largua nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj. Mbi të rëndon vepra penale “Vrasje me dashje”.

Ndërkohë, AMP-ja ka nisur hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.