I dënuar për vrasje të dyfishtë në Itali/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e Almir Harunit në Apel

Gjykata e Lartë ka prishur dy burgime të përjetshme për shtetasin Almir Haruni, i njohur edhe me emrin Peter Dedja.

Mësohet se ai ishte dënuar për vrasje të dyfishtë në Itali.

Dy shkallët e gjyqësorit në Shqipëri njohën vendimin e dënimit në Itali në vitin 2006. 6 vite nga rekursi, gjyqtarët e lartë e prishën këtë vendim.Haruni njihej në itali edhe me 5 identitete të tjera. Momentalisht, ai ndodhet në burgun e Peqinit.