I dënuar për gjobëvënie, sekuestrohen 14 pasuri me vlerë 1 mln euro të 29 vjeçarit në Tiranë

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës është bërë sekuestrimi i 14 pasurive të 29 vjeçarit Ervis Hysa, pasi dyshohet se i ka krijuar nga veprimtari kriminale.

vlera e pasurive të paluajtshme që u sekuestruan arrin rreth 1 milion euro. Bëhet fjalë për 9 garazhe në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, 1 ndërtesë në Paskuqan, 1 apartament në Yzberisht dhe 2 automjete.
Hysa, është arrestuar nga Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj për veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Locked”. Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit E. H., 29 vjeç dhe të familjarëve të tij”, njofton policia e Tiranës.
Duke vlerësuar se ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të 29 vjeçarit prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
1. Ndërtesë ndodhur në zonën kadastrale 2884, me nr.Pasurie 1302/16-ND2, me sipërfaqe 147.8 m2, me adresë Paskuqan;
2. Apartament në pronësi të shtetases F. H., me sipërfaqe 105.2 m2, me adresë në Yzberisht, Tiranë;
3. Pasuria në emër të shtetases F.H., pasuri e llojit “garazh” me sipërfaqe 18.6 m2;
4. Sipas kontratë sipërmarrje 9 vende parkime në godinën e banimit në rrugën “Ish-Fusha e Aviacionit” dhe rruga e “Dafinave”, Njësia Administrative Nr. 7, Tiranë, si vijon,
1) Vend parkim me nr. P41, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
2) Vend parkim me nr. P42, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
3) Vend parkim me nr. P43, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
4) Vend parkim me nr. P44, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
5) Vend parkim me nr. P45, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
6) Vend parkim me nr. P46, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
7) Vend parkim me nr. P47, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
8) Vend parkim me nr. P48, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
9) Vend parkim me nr. P49, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
5. Automjeti në pronësi te shtetasit S.H., marka Toyota, tip Yaris;
6. Automjeti në pronësi të shtetases F. H., marka BMW.