Prokuroria ka lëshuar një urdhër arrest ndaj Spiro Çabirit, njërit prej pronarëve të hotelit që u shkatërrua në Sarandë. Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, ka rezultuar se ai ka dalë nga subjekti dy minuta para shpërthimit, pasi djali i tij i vendosi disa kilogramë lëndë plasëse.
Mësohet se në deklaratën e tij para uniformave blu, Çabiri është shprehur se është rikthyer në hotel për të marrë një valixhe me rroba. Lënda eksplozive është vendosur në pesë kolonat e subjektit. Djali i tij u arrestua ditën e sotme nën akuzën “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ