I arrestuar për drogë: VV-ja e kishte përzgjedhur Besnik Mujecin para pak muajsh aksionar në Stacionin të Autobusëve

Saga me shkarkimet e aksionarëve në komunën e Prishtinës po vazhdon ende.

Pas largimit të aksionarëve të pushtetit, opozita e kryesuar nga Vetëvendosja kishte emëruar aksionarët e saj.

Në qershor të këtij viti, VV-ja e kishte emëruar Besnik Mujecin si aksionar në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.

I njëjti sot është arrestuar me 11 mijë doza ekstazi në Tiranë. Policia e Shqipërisë dyshon se Mujeci me 4 të tjerë e kanë shfrytëzuar sezonin turistik, duke bartur drogë me autobusë.