I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës/ GJKKO shtyn seancën gjyqësore për Dritan Rexhepin, kërkesë Turqisë për ekstradimin e tij
- 16 November, 2023
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për Dritan Rexhepin, i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, i cili u arrestua pak ditë më parë në Turqi.
Mësohet se shkak për shtyerjen e saj, është bërë njoftimi i Rexhepit në burgun në Turqi. SPAK kërkon ta njoftojë për nisjen e procesit në Shqipëri.
Kujtojmë më parë për këtë ngjarje është dënuar me burg për jetë, Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit “Golden Resort” ku u mbajt peng Jan Prenga, si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit, Olsi Turja.
Lajmi në përditësim..
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ