Teodor Agustin Gega, i njohur si Sin Boy, është një reper, këngëtar dhe kantautor në Greqi me origjinë shqiptare për të cilin prej më shumë se 24 orësh thuhet se ka vdekur.
Gjithçka nisi nga një foto e reperit në një ambulancë e postuar në rrjetet sociale ku në mbishkrim thuhet se ai ka ndëruar jetë nga mbidoza.
Raportimet për vdekjen e tij u thelluan edhe më tepër kur motra e reperit, Elena, ka shpërndarë po këtë postim në profilin e saj, dhe në mbishkrim ka shkruar RIP (Rest in Peace) që në shqip përkthehet në “U prefsh në paqe”.
Edhe ish‒ dashura e tij, këngëtarja Rina e cila ka shkruar “RIP”, pa asgjë më tepër.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ