Hidhet në erë me tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vaun e Dejës, ku i është vendosur tritol makinës së kryetarit të PD-së, Benard Ndreca.Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’.

Dyshohet se shpërthimi është kryer me telekomandë. Një provë shumë e madhe për efektivët e policisë janë kamerat e shumta të sigurisë që do mund të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe autorët.  Benard Ndreca ka ndezur makinën, e ka lënë ndezur dhe është rikthyer në banesë për të veshur këpucët. Ai është rikthyer në makinë dhe më pas në momentin që ka qenë duke u nisur makina ka shpërthyer.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.