Hetimi për ish-kompleksin Partizani/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi përfundon deklarimin, del nga SPAK pas më shumë se 2 orësh
- 10 November, 2023
Biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i kullave që u ngritën në truallin e ish-kompleksit Partizani, është thirrur për t’u marrë në pyetje sot.
Mësohet se Bektashi ka dalë nga SPAK pas 2 orësh e 30 minutash brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Bektashi akuzohet se ka shfrytëzuar ndërmjetësimin e tij me ish pronarët e truallit dhe i ka transferuar dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi rreth 5,4 milionë euro.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ