Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sulmin e ndodhur në Top Channel.
Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka profile të sakta ADN si dhe në një nga gëzhojat edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti që i perket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë.
Kujtojmë se në sulmin terrorist ndaj Top Channel ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola janë përdorur dy armë zjarri. Nga verifikimi ka rezultuar se një kallashnikov ka qëlluar 20 herë ndërsa tjetri 6. Gëzhojat, armët dhe makina e autorëve u çuan në laborator për ekzaminim me qëllim gjetjen e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve.
Për këtë sulm, autorët kanë investuar mijëra euro, duke përdorur një mjet të vjedhur 3 vite më parë dhe targa të vjedhura rreth 3 muaj më parë.
Kjo makinë pasi u përdor në sulmin terrorist ndaj Top Channel dhe u dogj nga autorët tashmë është një prove material.