Helmimi i turistëve polakë në Vlorë, kjo është anija që udhëtuan 41 turistët, detaje nga ngjarja

Kjo është anija ‘Black Peral’ më të cilën udhëtuan 41 turistët polakë të cilët u helmuan dhe u paraqitën në spitalin e Vlorës.

Mësohet se të rinjtë ishin nisur me autobus nga Barbullushi i Shkodër rreth orës 05:00 të mëngjesit nga hoteli Garden Land Resort dhe kanë ardhur në Vlorë rreth orës 09:00 të mëngjesit. Në orën 10:00, ata janë nisur me anijen ‘Black Pearl’ me guidë në Karaburun dhe rreth orës 18:00 të pasdites janë paraqitur me të vjella në urgjencë.

 

 

Në anije ata kanë konsumuar pulë të pjekur, sallatë, patate të skuqura, ujë, kola, lëngje dhe pjepër.