“Harta” e drogës kishte përfshirë edhe gjimnazistët, gjykata lë në burg 10 shpërndarësit (EMRAT)
10 personat e arrestuar ditën e djeshme gjatë operacionit “Harta“ janë lënë në burg.
Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.
Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Masë sigurie “arrest me burg” për:
- Jurgen Hasmataj
- Altin Lani
- Armaldo Xheladini
- Dorjano Çela
- Fabian Qoku
- Muharem Tarushi
- Denis Idrizi
- Erion Xhaxho
- Polikron Shabani
- Redi Lolaj.
Pjesa më e madhe e kanabisit shitej te ‘Petro Nini’. Një nga të arrestuarit, Dorjano Çela ishte personi që kishte siguruar klientët në këtë gjimnaz.
Por, si u mundësua zbulimi i këtij rrjeti?
Në dosjen e depozituar në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës ndër të tjera përmenden dhe emrat e infiltruar të Policisë që kanë marrë pjesë në këtë operacion.
Në kronikat televizive është publikuar emri i të infiltruarit kryesor Renildo Xhufi, duke ekspozuar këtë të fundit te personat apo familjarët e tyre tashmë të arrestuar. Jo vetëm kaq por publike janë bërë dhe përgjimet audio me zërin origjinal të këtij shtetasi.