Hapni gojën sa lekë duan”, biseda që fundosi Pëllumb Gjokën
NGA: AIDA TOPALLI
Detajet të reja janë zbuluar nga operacioni i spak, ku u arrestuan 6 persona, ndërsa 9 persona vijojnë në kërkim. Për sa i përket Oltion Bistrit, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione. Informacion rezulton se është dhënë tek Martinaj edhe për aksionet që bëheshin për kapjen e tij. Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Gjin Ndojt rezulton se Pëllumb Gjoka ka komunikuar me Ardit Hasanbegaj duke e pyetur nëse ka prova.
Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë?
Arditi: ja po hetojmë…
Pëllumbi: keni gjetur prova.?
Arditi: po disa, të vogla…
Pëllumbi: lëre mos u merr më me të.
Ndërkohë për sa i përket Prokurorit të Kukësit, mësohet se pikërisht Pëllumb Gjoka komunikonte me të.
Ndërsa prokurori Xhevahir Lita ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet por duke ndërhyrë edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë.