“Gusht e n’fest”, mbledh qindra qytetarë në Gramsh, sponsor dhe pije ekskluzive birra “Korça”. Presidenti Begaj në festë: Aktivitet me shumë vlera

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka vizituar sot qytetin e Gramshit, ku po zhvillohet festa “Gusht e n’fest”, e organizuar nga bashkia dhe e sponsorizuar nga Birra Korça.

Presidenti Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij është pritur nga kryebashkiaku i Gramshit Besian Ajazi.

Kjo festë a risjellë ngjyrat dhe harenë për banorët e Gramshit, teksa shërben dhe një ftesë për turistët të cilët mund të njihen me shumë nga spotet turistike që ka kjo bashki.

Ajazi ka falënderuar presidentin Begaj për vizitën e tij, teksa u ndal dhe në pikat turistike të kësaj bashkie që pritet të jenë një nga arsyet e zhvillimit të zonës.

 

 

Presidenti Begaj deklaroi se “Gusht e n’festë është një rast shumë i mirë për të shijuar natyrën, bukuritë e dhëna nga Zoti dhe ato nga dora e gramshiotëve. Sipas tij është një tribut i çmuar ndaj vlerave njerëzore.

Ai përgëzoi autoritetet dhe biznesin për organizimin e këtij aktiviteti me shumë vlera.
“Dua së bashku me ju ta përcjell këtë festë në çdo familje shqiptare”, tha Begaj, duke theksuar promovimin e traditave gramshiote.

Më pas Presidenti Begaj dhe kryebashkiaku kanë vizituar stendat e ekspozuara, duke nisur nga pikturat, më pas panairin e kulinarisë.

Birra Korça do të shoqërojë përgjatë 4 netëve argëtimin dhe festimet e vizitorëve dhe qytetarëve të Gramshit, duke iu dhuruar momente të paharrueshme nga festa e gushtit.