Grupi i Laert Haxhiut/ Drejtuesi i Prokurorisë Elbasan takim me prokurorët e SPAK dhe hetues të BKH
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka shkuar në ambientet e SPAK paraditen e sotme për të zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
në takim po diskutohet për grupin e Laert Haxhiut, që u godit javën e kaluar gjatë operacionit “Kurrë mos harro” pas dëshmisë së Artan Tafanit.
Ky i fundit, anëtar i bandës së Laert Haxhiut, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe rrëfeu krimet e këtij grupi.
Hetimi u drejtua nga Prokuroria e Elbasanit dhe pritet që t’i kalojë SPAK-ut për kompetencë, e për këtë arsye besohet se drejtuesi Kreshnik Ajazi është takuar me drejtues të Prokurorisë Speciale.
Nga dëshmia e Tafanit u zbardhën 6 vrasje si dhe krime të tjera, por që një pjesë tjetër janë ende në proces verifikimi dhe hetimi.