“Greqia nuk kërkon më lirimin e Belerit”, Kathimerini: Mesazhet nga prapaskenat që u shpërfillën. Përpjekja e Athinës dhe loja e Tiranës, pse po rrezikon Rama
“Athina e kupton se nuk është e kujdesshme të vihet në dyshim pavarësia e sistemit të drejtësisë shqiptare, ndaj retorika ka ndryshuar paksa: Le ta lëmë mënjanë çështjen e lirimit nga burgu: vetëm lejo Belerin të bëjë betimin, që mund të bëhet edhe nga burgu. Ky është mesazhi i sotëm i qeverisë greke, burimet e së cilës theksojnë se krimi i dyshuar nuk e pengon betimin e Belerit. Ministri i Jashtëm George Gerapetritis i ka kërkuar vazhdimisht homologes së tij shqiptare, Olta Xhaçka, që thjesht të lejojë Belerin të bëjë betim. Por duket se nëse kjo do të ndodhte, do të hidhte në erë planin Rama”.
Kështu shkruan media greke Kathimerini në një shkrim për çështjen Beleri dhe për tensionet mes Tiranës e Athinës, teksa flet për prapaskena dhe lojëra nga ana e Shqipërisë. Një tjetër çështje që shtron është dhe ajo e rivalitetit Rama-Berisha, ku Beleri mund të shihet si viktima e betejës.
“Rama dhe Berisha janë armiq të betuar, që do të thotë se Himara është kthyer në një tjetër fushë beteje për rivalitetin e tyre – me Belerin që bëhet viktimë. Ekspertët e Ballkanit thonë se Rama mund të përballojë të luajë një lojë të vështirë me Athinën, sepse Berisha është “i padëshirueshëm” në Uashington”, shkruan Kathimerini