Gramsh/ Pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit, dërgohet drejt Traumës
Një 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar në spitalin e Gramshit.
Ngjarja e rëndë është regjistruar sot rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij akti.
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).
Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.