Grabitet posta private në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Një person i armatosur me thikë ka grabitur këtë mbrëmje një postë private në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15. Autori, ende i paidentifikuar, ka hyrë në filialin e postës, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Shuma e parave të grabitura nuk është bërë e ditur, ndërkohë që në zonë janë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.