Goditja e SPAK, si ndërthuren lidhjet mes investitorit strategjik Pëllumb Gjoka, Ervis Martinajt dhe Oltion Bistrit
Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i SPAK, i cili lëshoi 15 urdhër-arreste për zyrtarë, policë dhe biznesmenë si dhe personazhe të njohura të botës së krimit.
E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lala solli detaje interesante se si lidhen këto figura me njëra-tjetrën.
“Nga mënyra se si ndërthuren personazhet është hetim interesant. Duket sikur në pamje të parë nuk kanë asnjë lidhje, por kur shikon hetimet e SPAK sheh që i lidh një sërë vrasjesh, atentate dhe veprimtari politike, si dhe politika. Kemi rastin e Pëllumb Gjokës.
Sipas të dhënave duhet të theksoj se janë lëshuar 15 urdhër-arreste.
Në kërkim është shpallur Ervis Martinaj, i zhdukur që prej vitit të kaluar. Zyrtarisht Martinaj, nuk është shpallur si njeri i vdekur, por si i zhdukur. Ai dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Boriçit në vitin 21019. Në këtë ngjarje hetues dhe prokuror ka qenë Xhevahir Lita. Dyshohet se ka shpërdoruara detyrën pasi ka mbyllur këtë çështje. Martinaj dyshohet dhe për krijimin e sigurimit e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut. Duhet thënë se Ilion Hato është krahu i djathtë i Martinajt dhe i njohur për botën e krimit. ndërkohë Ardit Hasanbegaj, dyshohet se ka krijuar kushtet për vrasjen e Brahim Licit dhe Genc Tafilit. ka kaq shumë mera të përfshirë.
Një celular i gjendur diku ka zbuluar gjithë skemën.
Bistri akuzohet për disa vepra penale. Kjo është histori komplekse.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka është personazh i përfolur për disa çështje dhe për zaptime të tokave në Shengjin.Hetimi po mbahet top sekret. Biznesmeni është arrestuar në banesën e tij dhe nuk bërë rezistencë.”, tha Lala.