Goditet organizata kriminale në Itali, arrestohen 12 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Policia Italine ka goditur një organizatë kriminale që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni të quajtur “GREENHAD” janë arrestuar 12 persona.

Gjithashtu u bë e mundur identifikimi i pronarit të një banese që përdorej për kultivimin e kanabisit, i cili rezultoi të ishte një shqiptar.

Mësohet se shqiptari i arrestuar kishte dijeni edhe për disa zona të tjera që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike në provincën e Valencias, që kontrolloheshin nga disa shtetas të huaj por edhe nga shqiptarë.

Kontrollet u kryen në një banesë dhe në një plantacion kanabisi në qytetet Chiva, La Eliana, Sagunto dhe Torrella, ku u sekuestruan pothuajse 1 ton marijuanë, 5 automjete, materiale të përdorura për plantacionet dhe më shumë se 14 mijë euro para cash.