Goditet mafia shqiptare në Ekuador! Sekuestrohen 3 ton drogë, 5 të arrestuar!
Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar 3 ton drogë, e cila dyshohet se i përkiste mafias shqiptare pasi kanë krijuar marrëdhënie me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane, si dhe me bandat në vend.
Ministria e Mbrojtjes e përshkroi sekuestrimin e sasisë së drogës si një goditje të madhe për mafian shqiptare, pas një kontrolli në një fermë në qytetin jugperëndimor të Guayaquil, një port i madh dhe një qendër me rëndësi jetike për trafikimin e drogës në tregjet e SHBA-së dhe Evropës.
Oficerët e policisë dhe ushtrisë zbuluan drogë në kuti me banane. Gjatë operacionit, u arrestuan pesë individë të dyshuar për lidhje me mafian shqiptare.