Policia Spanjolle ka goditur një grup të trafikut të marijuanës.
Nga ky operacion kanë vënë në pranga të paktën 16 anëtarë të një organizate kriminale që vepronte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nga ky operacion janë sekuestruar 3885 bimë marijuanë; 10,6 litra vaj marijuanë, 88 gramë hashash, 1 armë gjahu, 1 jelek anti-plumb, 1 automjet, 10781 euro, dokumentacione, telefona, kompjuterë dhe tableta.
15 nga të arrestuarit ishin nga mosha 19 deri në 69 vjeç dhe me kombësi spanjolle, italiane, shqiptare dhe lituaneze dhe 1 grua 42-vjeçare me kombësi spanjolle.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ