Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, 8 persona në pranga, mes tyre 2 vëllezërit shqiptarë
- 21 April, 2023
Policia Italiane ka arrestuar 8 persona mes tyre edhe shqiptarë, të akuzuar për trafikun e drogës.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në qytetin e Bolonjës.
Këta persona kishin siguruar sasi të konsiderueshme kokainë, në rendin e 10 kilogramëve për udhëtim (mesatarisht dy-tre në muaj) në Holandë, me një çmim prej 24-30 mijë euro për kilogram.
Janë gjithsej 48 të dyshuar dhe aktiviteti kishte të bënte me një grup të përbërë nga shqiptarë të kryesuar nga dy vëllezër dhe një bashkatdhetar, me banim në Santa Croce sull’Arno (Pisa) dhe Massa e Cozzile (Pistoia).
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ