Katër të rinj nga Kamza janë vënë nën prangat e policisë pasi goditën me sende të forta tre persona të tjerë.
Shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç. Këta të fundit kanë përfunduar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ