Gjyqi ndaj të shumëkërkuarit rus/ Blindohet gjykata e Shkodrës, dyshime se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij
Ditën e sotme ka nisur seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov. 59-vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, është i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar rus. Masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.
Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.
Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.