Gjyqi ndaj Mediut/ Dëshmon financieri: Më kërkuan të vendos çmimet për demontimin, nuk firmosa asnjë shkresë
Këtë të enjte po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është marrë i pandehur nën akuzën e shpërdorimmit të detyrës, në lidhje me shpërthimin në Gërdec.
Në seancë kanë dhënë dëshminë e tyre, katër nga tetë dëshmitarët e thirrur, ku një ndër ta është financieri Kol Lekgjonaj.
“Kam punuar në shtabin e përgjithshëm të FA. Kryetari me mbiemër Hoxha më tha që jam anëtar i grupit të punës dhe do vendosja çmimet për demontimin. Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept. Unë nuk kam rënë dakort për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit”, u shpreh Lekgjonaj.
Por, avokati i Mediut e kundërshtoi Lekgjonajn, duke thënë se në fakt ajo ka dalë me humbje dhe se asgjësimi bëhej përmes djegies.
Sipas avokatit të Mediut, uzinat kanë dalë me humbje 244 milionë lekë dhe kërkoi që Kol Lekgjonaj të procedohet për dëshmi të rreme.