Gjyqi i Mediut/ Shkëlzen Berisha për herë të parë dëshmitar në gjyqin e Gërdecit! GJKKO pranon kërkesën e SPAK

GjKKO pranon kërkesën e SPAK për të thirrur si dëshmitar Shkëlzen Berishën, ndërkohë që refuzoi të thërrasë dëshmitarët e kërkuar nga familjet e viktimave të Gërdecit, që janë pjesë e procesit gjyqësor.

Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim në kuadër të zinxhirit komandues ushtarak në lidhje me çmontimin e municioneve në punishten e Gërdecit.

Ndërkohë, familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që në gjyqin për Fatmir Mediun të merret edhe dëshmia e 12 personave të tjerë, por gjykata nuk e pranoi një gjë të tillë.

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha kërkoi të pyeten 90 dëshmitarë. Mes tyre, figuron ish-zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England, apo dhe ish ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.