Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e saj për lehtësim të masës, Alma Kaçi shkon sërish në GJKKO

Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, është paraqitur sot në GJKKO. Kaçi shoqërohet nga dy efektivë policie drejt ambienteve të SPAK. Ndaj Kaçit është caktuar masa ‘arrest shtëpiak’ pas publikimit të videoskandalit, ndërkohë edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e saj për lehtësim të masës.

Kujtojmë se më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, e cila filmoi kryetarin e bashkisë duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e institucionit vendor.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *