Gjurmët e barutit fundosën Valter Bamin: Nuk kam lidhje me ngjarjen
Valter Bami i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës, ka mohuar sërish që ai të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjes ku humbi jetën Ramazan Sino. Gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policise se Tiranës Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi. Mirëpo burime nga policia bëjnë me dije se janë të bindur se 37 vjeçari ka qëlluar atë natë.
Evidentimi i shenjave të barutit është bërë ne mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin. Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje. Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin ne shoqërinë e Bamit. Pasi janë marrë në pyetje ata pritet të lirohen pasi nuk janë ngritur akuza ndaj tyre Gjurma e barutit i është gjetur tek kyci dorës. Bami ka patur doreza dhe pjesa e gishtave dhe pëllëmbës ka dal e pastër.