GJKKO lë në burg Behar Bajrin, çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura

Gjykata e Posaçme ka lënë në  burg Behar Bajrin që sipas prokurorisë akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Krajën, që Behar Bajri të vijoj masa shtrënguese arrest në burg.

Bajri u ndalua në Strasburg gjatë një operacioni mes Shqipërisë dhe Francës. Ai u ekstradua një ditë më parë me masa të forta sigurie.

Bajri po planifikonte të vriste edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin.