GJKKO kalon dosjen për gjykim pas 1 viti pezullim, nis gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi të arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqit të arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj të akuzuar si grup i strukturuar kriminal per rrembimin e Jan Prengës. Ndërkohë gjyqi per Altin Hajrin për të njejtat akuza është pezulluar deri ne njoftimin dhe kapjen e tij.

Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020. Në ambientet e kompleksit të tij u dërgua Jan Prenga, për të cilin SPAK, bazuar në prova filmike, thotë se e ka të konfirmuar së është vrarë, pavarësisht se gati 3 vite pas ngjarjes nuk ka gjetur kufomën.

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, po rata mund të susin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës.